Ukraina po përgatitet t’i paraqesë Shtëpisë së Bardhë një plan të rishikuar paqeje, ndërsa kërkon të shmangë lëshimet territoriale ndaj Rusisë.
Kievi është gati të propozojë alternativa ndaj Uashingtonit pasi Presidenti Volodymyr Zelensky përjashtoi përsëri dorëzimin e territoreve, duke thënë se ai “nuk kishte të drejtë” ta bënte këtë sipas ligjit ukrainas apo ndërkombëtar.
Zelenski i bëri komentet ndërsa u takua me udhëheqësit evropianë dhe ata të NATO-s të hënën si pjese e një përpjekjeje kolektive për të penguar SHBA-në të mbështesë një marrëveshje paqeje që përfshin lëshime të mëdha për Ukrainën dhe që aleatët kanë frikë se do ta linte atë të cenueshme ndaj një pushtimi të ardhshëm.
Në thelb, pozicionet janë të qarta: Vladimir Putin kërkon të gjithë Donbasin, përfshirë edhe rreth 20% të rajonit të Donetskut që nuk është pushtuar nga trupat ruse, zona ku ndodhen qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk, me mbi 100 mijë banorë si dhe njohjen formale të këtyre territoreve si pjesë e Federatës Ruse.
Nga ana tjetër, Zelensky nuk mund dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga territoret lindore, pasi një lëvizje e tillë do të shkaktonte protesta masive dhe akuza për tradhti të lartë.Turneu diplomatik i Zelensky-t në Evropë vjen pas disa ditësh bisedimesh intensive midis negociatorëve amerikanë dhe ukrainas gjatë fundjavës, të cilat dështuan të prodhonin një marrëveshje me të cilën Kievi mund të binte dakord.
/vizionplus.tv









