Bukuria ka dhimbje! Kim Kardashian zbulon sakrificat për modën, ku ka rrezikuar shëndetin?

featured

Kim Kardashian ka pranuar se pas shumë prej paraqitjeve të saj ikonike fshihen sakrifica të mëdha, madje edhe rreziku për t’u lënduar fizikisht, vetëm për të realizuar vizionin e saj në tapetin e kuq.

Ylli i reality show-t ka treguar se gjatë viteve ka veshur krijime aq të ngushta dhe të ndërlikuara, sa në disa raste i kanë shkaktuar dhimbje dhe kufizime në lëvizje. Ajo pranoi se pasioni për modën shpesh e ka shtyrë të sfidojë kufijtë e rehatisë për të krijuar momente të paharrueshme.

Kim kujtoi se disa prej veshjeve më të famshme kanë kërkuar orë të tëra për t’u veshur, ndërsa në raste të caktuara mezi ka mundur të ecë ose të ulet për shkak të dizajnit të tyre.

Pavarësisht vështirësive, 45-vjeçarja u shpreh se moda mbetet një formë arti dhe vetë-shprehjeje, ndaj është e gatshme të bëjë sakrifica për të sjellë paraqitje që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ndër vite, Kim Kardashian është shndërruar në një nga figurat më me ndikim në botën e modës, duke bashkëpunuar me stilistët më të njohur dhe duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me zgjedhjet e saj të guximshme.

Edhe së fundmi, ajo u komentua gjerësisht për një paraqitje me një fustan transparent me detaje të lidhura anash, një tjetër veshje që dëshmoi se Kim vazhdon të shtyjë kufijtë e stilit të saj karakteristik.

--°