Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë: Të gjendet zgjidhje për stabilitetin. Të martën mbledhje e BE

featured

Papa Leo XIV ka reaguar për situatën e tensionuar ne Ceuta, enklaven spanjolle ku mijëra persona kaluan kufirin nga Maroku në një prej lëvizjeve më të mëdha migratore të regjistruara në këtë zonë.

“Po e ndjek me shqetësim situatën alarmante në Ceuta, duke iu lutur Zotit që të gjenden zgjidhje që nxisin paqen, stabilitetin dhe drejtësinë. Le të vazhdojmë të lutemi për paqen, që luftërat në botë të pushojnë dhe që të gjenden zgjidhje diplomatike për konfliktet. Le t’i kujtojmë të gjitha viktimat e armiqësive, veçanërisht më të dobëtit dhe më të pambrojturit: fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët. Zoti i ngushëlloftë ata që vuajnë dhe e bekoftë veprën e atyre që sjellin ndihmë dhe ngushëllim”, u shpreh Papa.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit situata në Ceuta ka nisur të qetësohet, ndërsa shumë prej personave që hynë në enklavë janë rikthyer në Marok.

Disa emigrante kanë deklaruar se u nisën drejt Spanjës pas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale, por u përballën me kushte të vështira, mungesë ushqimi dhe pritshmëri të parealizuara pas mbërritjes.

Kriza në Ceuta rikthen edhe një herë sfidën e gjatë të Evropës për të balancuar sigurinë kufitare.

Spanja ka kërkuar një reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa situata në Ceuta pritet të diskutohet në takimin urgjent të ministrave të Brendshëm të BE-së të martën.

Në fokus do të jetë forcimi i kontrollit kufitar, bashkëpunimi me Marokun dhe menaxhimi i krizave të ngjashme migratore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

--°