“Eleganca e çrregullt”/ Niko Komani na njeh me trendet e kësaj vjeshte!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive. Ai u shpreh:

Shikoj një progres, shikoj që ka ardhur vjeshta dhe disa janë me xhupa, disa ende me të shkurtra. Tetori të konfuzon. Më pëlqen shumë, kanë evoluar shumë. Dikur thoja që në Kosovë vishen më mirë, tani mendoj që këtu vazhdojnë vishen bukur, stil minimalist, vajza me stil parizien, vajza me stil italian. Shikoj diversitet.

Kostume oversize dhe kostume të strukturuara janë shumë në modë, kuadratat, polka dot. Eleganca e çrregullt – një triko me një fustan mëndafsh. Një nga trendet e vjeshtes janë bluzat me shprehje, jo me logo.

“Eleganca e çrregullt”/ Niko Komani na njeh me trendet e kësaj vjeshte!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *