Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kthese që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend me rastin e çlirimit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane nderoi qëndrueshmërinë e qytetarëve të Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe prosperitet.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
Postimi u publikua në Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila shënon hyrjen e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore të Aleancës kundër forcave serbe dhe tërheqjes së tyre nga Kosova.
27 vjet nga çlirimi i Kosovës







