“Kjo është mizore…”/ Jason Derulo përballet me zemërimin e rrjetit pas zbulimit të…

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 22:11

Këngëtari Jason Derulo është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pasi u shfaq duke mbajtur peshkaqenë dhe një peshk manta në një akuarium të ndërtuar në dyshemenë e shtëpisë së tij luksoze në Tarzana, Kaliforni.

Artisti 36-vjeçar u bë objekt polemikash pasi ambienti u shfaq në një video ku ai prezantonte pronën e tij për një vlogger. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet, duke nxitur reagime të forta nga aktivistë dhe adhurues të kafshëve.

Shumë përdorues e akuzuan këngëtarin se po i mbante kafshët në kushte të papërshtatshme vetëm për arsye estetike dhe për të impresionuar vizitorët.

Absolutisht nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. I urrej të famshmit që i trajtojnë kafshët si lodra për t’i ekspozuar. Ai duhet të raportohet

-shkroi një përdorues në rrjetet sociale.

Një tjetër komentues e cilësoi akuariumin si diçka që “duhet të jetë e paligjshme”, duke kritikuar faktin që këngëtari e tregoi publikisht pa asnjë shqetësim.

Reagimet u përqendruan kryesisht te madhësia e hapësirës dhe mungesa e elementeve që mund të krijonin një mjedis më natyral për kafshët detare.

Nuk kanë ku të fshihen nga njerëzit, dritat e forta apo zhurmat

-shkroi një komentues.

Ndërsa një tjetër shtoi:

Nuk ka asgjë që i stimulon. Edhe peshku im i artë kur isha fëmijë kishte kushte më të mira.

Disa përdorues pretenduan se në akuarium mund të shiheshin disa peshkaqenë dhe një manta ray, duke e përshkruar pamjen si “shqetësuese” dhe “të trishtueshme”.

Ka peshkaqenë. Më shumë se një. Në një hapësirë që duket si pishinë për fëmijë. Numërova të paktën tre. Edhe manta ray. Është e tmerrshme

-shkroi një përdorues.

Të tjerë e quajtën akuariumin “veprimin më të keq të mundshëm”, duke theksuar se kafshët nuk duhet të trajtohen si objekte dekorative.

Kjo është një krijesë e gjallë, jo një dekor. Dhe akuariumi duket bosh, pa asgjë që t’i ngjajë habitatit të tyre natyror

-thuhej në një tjetër koment.

Deri tani, Jason Derulo nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave që kanë pushtuar rrjetet sociale pas publikimit të videos.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter