Kusari: Ne nuk kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

featured
Press Online
08 Tetor 2025, 13:40

(Lajm i përditësuar)


Kusari: Ne nuk kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese vullneti politik i grupit parlamentar është se nuk do ta votojnë askëknd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Në një intervistë për rtv21, Kusari tha se preferojnë që nënkryetar të jetë, Nenad Rshiq.

‘’Nuk kemi votë për asnkënd nga deputetët e Listës Serbe dhe këtë e kemi deklaruar shumë herë dhe i qëndrojmë pranë atij parimi. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë. Natyrisht se ne do të votojmë kundër siç kemi votuar për të gjithë kandidatët që ishin në seancat e kaluara dhe i njëti do të jetë qëndrimi ynë prapë deri sa t’i viej radha hipotetikisht po themi një deputeti të komunetit serb, Nenad Rshiq”, tha ajo.


Kusari: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta imponojë vullnetin politik

Kryetarja e Aleternativës, njëherësh deputete e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për rtv21 tha se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar ende pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komuniteti serb.

Megjithatë, Kusari shtoi se Gjykata i jep vlerësimet e saj në aspektin  juridik-ligjor, por nuk mund të ndikojë në vendimet politike. Tha se deputetët e LVV-së nuk e votojnë asnjë deputetë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

‘’Mbetet të shihet akgjykimi final, por si gjithmonë kemi pranuar vendimet e Gjykatës. Kemi zbatuar njejtë edhe deri tani në dy akgjykimet paraprake, por që Gjykata e jep vlerësimin e vet në aspektin juridik dhe ligjor, ne marrim vendimet politike. Gjykata mund të vlerësoj procesin e votimit në aspektin ligjor, por nuk mund të imponoj vullnetin politik dhe kjo mbetet e pandryshuar prej momentit kur është bërë publike se Kuvendi nuk është konstituuar”., tha ajo. /21Media

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter