Nirvana, mbyllet padia për kopertinën e “Nevermind”: Nuk është pornografi me fëmijë!

featured
Press Online
02 Tetor 2025, 12:28

Në Shtetet e Bashkuara, gjykatësi Federal Fernando M.Olguin rrëzoi një padi të ngritur nga Spencer Elden, i cili pretendoi se imazhi i tij si një fëmijë katërmuajsh në albumin “Nevermind” të Nirvanës ishte pornografi me fëmijë. Kopertina e albumit, që iu dha prindërve të tij 200 dollarë, përshkruan djalin, tani 30 vjeç, të zhveshur e duke mbajtur një kartëmonedhë dollari të lidhur me një grep peshkimi në një pishinë.

Fillimisht, Elden e ngriti padinë rreth katër vjet më parë kundër anëtarëve të Nirvanës, Dave Grohl e Krist Novoselic, si dhe trashëgimtarëve të Kurt Cobain-it. Padia u rrëzua dy herë brenda vitit 2022, kur pati shkelur afatet. Në vendimin më të fundit, gjyqtari Fernando M. Olguin argumentoi:

Konteksti i përgjithshëm nuk sugjeroi poza seksuale eksplicite. Imazhi i ngjan shumë një fotoje familjare një fëmije të zhveshur duke u larë. Eshtë e qartë se nuk ka lidhje me fotografi të pornografisë së fëmijëve. Lakuriqësia nuk e bën përshkrimin vizual të turpshëm ose provokues.

Avokati i Nirvanës, Bert H. Deixler, deklaroi:

Jemi të kënaqur që gjykata e ka rrëzuar këtë çështje të pabazuar dhe i ka çliruar njerëzit krijues nga stigma e akuzave të rreme.

“Nevermind” u publikua më 24 shtator 1991, bashkë me këngë hit si “Smells Like Teen Spirit” dhe “Come as You Are”. Albumi arriti kulmin në vendin e parë në Billboard 200, në janar 1992 dhe më pas qëndroi në top lista për 554 javë. Me kalimin e kohës, Elden e rikrijoi imazhin, nënshkroi kopje e madje mori përfitime financiare.

Megjithatë, në vitin 2018, i tha GQ Australias se vuante nga ideja që imazhi të përdorej pa lejen e tij.

Kohët e fundit, mendova, po sikur të mos jem dakord që penisi im i mallkuar t’u tregohet të gjithëve?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter