Hilary Duff ka folur hapur për jetën e saj familjare dhe marrëdhënien me bashkëshortin Matthew Koma, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për mënyrën si janë zhvilluar gjërat mes tyre.
Gjatë një interviste në “The Morgan Stewart Show”, aktorja dhe këngëtarja pranoi se ajo dhe Koma sollën në jetë fëmijë para se të martoheshin, por sipas saj kjo e bëri historinë e tyre edhe më të veçantë.
Duff është nënë e katër fëmijëve. Ajo ka djalin Luca nga martesa e saj e mëparshme me Mike Comrie, ndërsa me Matthew Koma ka vajzat Banks Violet, Mae James dhe Townes Meadow.
Duke kujtuar fillimet e lidhjes me Koma-n, të cilin e njohu në vitin 2015 gjatë punës për albumin “Breathe In. Breathe Out.”, Duff tregoi se marrëdhënia e tyre kaloi disa kriza para se të stabilizohej.
U rikthyem bashkë dhe menduam: ‘Duhet të kemi një fëmijë’. Tre javë më vonë mbeta shtatzënë me Banks
-rrëfeu ajo.
Një vit pas lindjes së vajzës së tyre, çifti vendosi të martohej.
Patëm një fëmijë dhe më pas u martuam. Në fakt ishte shumë argëtuese. Luca e shoqëroi Matt-in drejt altarit. Do t’ua rekomandoja njerëzve
-tha ajo me humor.
Aktorja zbuloi gjithashtu se ajo dhe Koma kishin kaluar disa periudha ndarjeje përpara se të ribashkoheshin përfundimisht.
Sapo u rikthyem, gjithçka funksionoi ndryshe
-la të kuptohej Duff.
Ylli amerikan foli edhe për raportin e saj me fëmijët, duke treguar se ata janë mbështetësit e saj më të mëdhenj.
Fëmijët e mi të vegjël janë fansat e mi më të mëdhenj. Duan të jenë në çdo koncert. Është shumë e ëmbël
-u shpreh ajo.
Hilary Duff publikoi albumin e saj më të fundit “Luck…or Something” në shkurt dhe pritet të nisë turneun “Lucky Me Tour” gjatë muajit qershor.




