Bytyqi: Kurti nuk i ka realizuar të gjitha premtimet, ndoshta i bën mandatin tjetër

featured
Press Online
28 Maj 2026, 21:57

Analisti Ardian Bytyqi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna, duke përmendur mungesën e progresit në disa sektorë kyç si shëndetësia, infrastruktura dhe arsimi.

Duke folur në Debat Plus, Bytyqi tha se duhet të pranohet realiteti për premtimet e parealizuara, duke shtuar se një pjesë e projekteve të paralajmëruara nga Kurti ende nuk janë përmbushur.

Megjithatë, ai theksoi se qeverisë nuk duhet t’i mohohen arritjet që ka pasur, por as nuk duhet t’i atribuohen rezultate që, sipas tij, nuk janë realizuar në praktikë.

“Nuk është e vërtet atë që e ka premtuar e ka rezliuar… e ka premtuar rrugën Gjilan ka premtuar edhe të tjera gjëra nuk i ka bërë. Ndoshta do t’i bëjë mandatin e ardhshëm. Unë kam thënë Kosova gjatë këtyre katër viteve nuk ka përparuar në shëndetësi, infrastrukturë, arsim dhe në disa çështje të tjera. Nuk duhet t’i mohet të mirat që kanë ndodhur siç nuk duhet me ia shtu edhe ato që nuk i ka bërë…

Duhet me thënë të vërtetën se një pjesë të atyre që i ka premtuar zoti Kurti në fakt nuk i ka realizuar. Janë fakte të pamohueshme ato që kanë ndodhur në veri, janë fakte të pamohueshme disa gjëra që kanë ndodhur, ndoshta edhe jashtë atyre premtimeve”, ka thënë Bytyqi.

https://www.youtube.com/watch?v=gCoH7f35pTk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter