U la jashtë listës së Kombëtares për miqësoret e qershorit, reagon Muçi: Ja si qëndron e vërteta…

featured
Press Online
28 Maj 2026, 21:35

Ernest Muçi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e muajit qershor, për shkak të një dëmtimi që e ka detyruar të tërhiqet nga grumbullimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh keqardhjen për mungesën dhe i uron suksese skuadrës dhe stafit teknik në dy ndeshjet e ardhshme.

“Më vjen keq që nuk mund të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, ka shkruar Muçi.

Sulmuesi kuqezi ka qenë më aktiv këtë herë në komunikimin e tij publik, ndryshe nga raste të tjera, duke reaguar drejtpërdrejt në rrjetet sociale për mungesën me përfaqësuesen.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter