Tahiri: Bedri Hamza po e bashkon PDK-në para zgjedhjeve të 7 qershorit

featured
Press Online
28 Maj 2026, 22:38

Kandidati për deputet nga radhët e partisë demokratike, Arian Tahiri, ka deklaruar se PDK-ja është maksimalisht e angazhuar në të gjitha qytetet e Kosovës dhe se partia po hyn e bashkuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke folur në Debat Plus, Tahiri tha se strukturat dhe personalitetet e partisë janë mobilizuar për të arritur rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“PDK-ja është e angazhuar maksimalisht në secilin qytetit të Kosovës. Është e bashkuar tërësisht. Secili personalitet i PDK-ja që ka kontribuuar në forcimin, strukturimin, rritje e PDK-së janë duke u bashkuar. Është një kontribuuar dhe një klimë e pafavorshme që është duke e promovuar kryetari Bedri Hamza. Pra, ai është duke e bashkuar PDK-në, është duke i motivuar të gjithë aktivistët, të gjitha degët, të gjitha strukturat gjithandej Kosovës…

Pra, është duke i bashkuar të gjithë, janë duke u bashkuar të gjithë për ta maksimalizuar angazhimin në rezultatin pozitive që do të nxjerr PDK-ja në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë Tahiri.

PDK hap fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

https://www.youtube.com/watch?v=gCoH7f35pTk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter