Gruaja më e bukur në botë për Brad Pitt nuk ishte Angelina Jolie, por…

featured
Press Online
28 Maj 2026, 13:09

Një rrëfim i vjetër i Brad Pitt po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe po habit fansat e Hollywood-it.

Edhe pse për dekada u konsiderua si një nga meshkujt më tërheqës në botë, aktori ka pranuar se nuk është ndjerë kurrë rehat me etiketën “simbol seksi” dhe se gruaja që ai e konsideronte më të bukurën në ekran nuk ishte aspak zgjedhja që publiku do të priste.

Ylli i Hollywood-it, sot 62 vjeç, u bë i famshëm në fillim të viteve ’90 falë rolit të tij në “Thelma & Louise” të regjisorit Ridley Scott, një film që e ktheu menjëherë në një ikonë të ekranit dhe një nga meshkujt më të dëshiruar të kohës.

Megjithatë, në një intervistë të vjetër për revistën “Tiger Beat” në vitin 1996, Pitt kishte zbuluar se ai nuk admironte shumë figura mashkullore në Hollywood. Sipas tij, një nga të paktët që përfaqësonte “burrin ideal” ishte Robert Redford.

Por deklarata që habiti më shumë ishte ajo për aktoren e tij të preferuar. Pitt zbuloi se gruaja që ai e konsideronte më të bukurën në ekran ishte Dianne Wiest.

Kur shikon dikë, në fillim vëren vetëm pamjen. Por më pas njeh personalitetin dhe mënyrën si flet, dhe papritur ai person bëhet më i bukuri në botë

-ishte shprehur aktori.

Ai shtoi se për të, aktorët më të mirë nuk janë domosdoshmërisht ata që konsiderohen simbole seksi, ndërsa për Dianne Wiest tha:

Nuk do ta quanit simbol seksi, por për mua ajo është gruaja më e bukur në ekran.


Aktorja legjendare, fituese e dy çmimeve Oscar për filmat “Hannah and Her Sisters” dhe “Bullets Over Broadway”, vazhdon të mbetet një nga figurat më të respektuara të kinemasë amerikane.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter