Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Suedi-Kosovë

featured
Press Online
27 Shtator 2025, 12:11

Kosovën e presin dy ndeshje të rëndësishme në muajin që po vjen.

“Dardanët”, do të përballen me Slloveninë në “Fadil Vokrri” si dhe pas 3 ditësh do të udhëtojë drejt Stockholmit, ku do të ripërballet me Suedinë.

Sa i përket kësaj të fundit, Federata Suedeze e Futbollit doli me njoftim se janë shitur të gjitha biletat për të dy ndeshjet e saj, përfshirë edhe me Kosovën.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit që zhvilluan, ishte Kosova ajo e cila fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 në Prishtinë pas golave të Rexhbeçaj dhe Muriqit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter