Erzina ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u përfshi në një debat të drejtpërdrejtë lidhur me marrëdhëniet pas ndarjes dhe mundësinë që ish-partnerët të mbeten miq.
Përballë panelit të grave dhe këngëtares Rozana Radi, Erzina e bëri të qartë qëndrimin e saj, duke thënë se nëse një lidhje ka përfunduar dhe çifti nuk ka fëmijë bashkë, nuk sheh arsye për të mbajtur një miqësi të afërt me ish-partnerin.
Sipas saj, respekti mund të mbetet gjithmonë, por komunikimet e vazhdueshme pas ndarjes nuk kanë kuptim.
Ajo u shpreh se një përshëndetje rastësore është normale, por mesazhe apo biseda të tipit “si je” apo “çfarë po bën” nuk kanë pse të vazhdojnë, pasi marrëdhënia ka marrë fund.
Megjithatë, Erzina theksoi se situata ndryshon kur në mes ka fëmijë, pasi në ato raste komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive prindërore.
Mendimit të saj iu bashkua edhe Rozana Radi, e cila deklaroi se një histori përfundon për arsye konkrete, pavarësisht përpjekjeve për t’u dukur modernë apo “miqësorë” pas ndarjes.
Rozana ngriti edhe pyetjen se pse dikush do të vazhdonte të kërkonte këshilla nga një ish-partner, kur secili tashmë ka vazhduar jetën e vet.
Në fund të emisionit, këngëtarja vlerësoi praninë e Erzinës në studio, duke thënë:
Kënaqësi që të kemi sot një zonjë të nderuar që ka zgjedhur të jetë mes nesh në ‘Goca dhe Gra’.



