Bella Hadid ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen gjatë qëndrimit të saj në Cannes Film Festival, por kësaj here jo në tapetin e kuq.
Supermodelja amerikane u fotografua duke shijuar një ditë relaksi në një jaht luksoz në Rivierën Franceze, ku u shfaq me një kostum banje elegant që vinte në pah format e saj trupore.

29-vjeçarja dukej në super formë ndërsa relaksohej në kuvertën e sipërme të jahtit, duke kompletuar pamjen verore me syze moderne dielli dhe një stil minimalist, por tepër elegant.
Bella u pa duke shijuar pamjen e bregdetit të Kanës dhe duke kaluar momente qetësie mes axhendës së ngarkuar të festivalit.

Modelja ka qenë një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni të festivalit, sidomos pas paraqitjes së saj në premierën e filmit “La Bataille De Gaulle”, ku u shfaq me një fustan të frymëzuar nga stili ikonik i Jane Birkin.

Përveç paraqitjeve glamuroze, Bella Hadid ka marrë vëmendje edhe për mesazhet e saj pro-palestineze gjatë qëndrimit në Kanë, duke përdorur aksesorë dhe veshje me simbolikë të lidhur me Palestinën.



