Botërori 2026, alarmi për Ebolan: Republika Demokratike e Kongos të izolohet për 21 ditë përndryshe nuk mund të vijnë në SHBA

featured
Press Online
23 Maj 2026, 14:29

Kombëtarja e Republikës Demokratike e Kongos, e kualifikuar për në Botërorin e kësaj vere do të duhet të qëndrojë e izoluar për 21 ditë përpara se të hyjë në SHBA, për shkak të epidemisë së Ebolas që po godet vendin.

Drejtori ekzekutiv i task force të Shtëpisë së Bardhë për Botërorin, Andreë Giuliani tha për ESPN se funksionarët amerikanë kanë njoftuar FIFA, kombëtaren kongoleze dhe qeverinë në Kinshasa që skuadra duhet të qëndrojë e izoluar në Belgjikë ku ndodhet  dhe po stërvitet aktualisht skuadra.

‘Kemi qenë shumë të qartë me Kongon; duhet të ruajnë integritetin e izolimit të tyre për 21 ditë përpara se të vijnë në Houston në 11 qershor-tha Giualiani-e kemi qartësuar qeverinë kongoleze që duhet të mbajnë izolimin e sigurisë, përndryshe skuadra rrezikon të udhëtojë për në SHBA. Më të qartë se kaq nuk mund të jemi. Duam të sigurohemi që asgjë e rrezikshme të mos hyjë apo t’iu afrohet kufijve tanë’.

Kjo e këtij viti është pjesëmarrja e dytë e Kongos në një botëror futbolli, pas asaj të vitit 1974 kur vendi njihej me emrin Zaire. Kombëtarja kongoleze ka në program të shkojë në Houston gjatë turneut ku do të luajë ndeshjen e parë në 17 qershor ndaj Portugalisë.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter