Dimarko lojtari i sezonit në Serie A, Lautaro sulmuesi më i mirë!

featured
Press Online
23 Maj 2026, 16:30

Me pak më shumë se 90 minuta nga përfundimi i kampionatit, Liga e Serie A ka zyrtarizuar çmimet për më të mirët e këtij sezoni.

Nuk ka surpriza për MVP-në e përgjithshme, pasi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit e ka fituar Federiko Dimarko i cili udhëhoqi Interin në titullin e 21-të. Mbrojtësi i krahut tani ka kapërcyer rolin që i ishte projektuar nga Simone Inzagi, duke u bërë vendimtar jo vetëm për sasinë e topave të luajtur gjatë ndeshjeve individuale, por edhe për cilësinë me të cilën i trajton ato.

Me një sezon prej 24 kontribute në gola(shuma e golave të shënuar, 6 dhe asistimeve të dhëna, 18), Federiko Dimarko ka vendosur një rekord për sa i përket asisteve. 18 është numri më i lartë i pasimit fitues dhe vendimtar të bërë në një kampionat të Serie A, dy më shumë se rekordi i mëparshëm (16) i vendosur nga Papu Gomez me Atalantën në sezonin 2019-20. Sipas Legës së Serie A, Dimarko do të shpërblehet para fillimit të takimit Bolonja-Inter.

LEXO EDHE: Ndryshimet te Milani, Alegri: Tani nuk asnjë vlerë të flasësh për Taren dhe të tjerët!

Çmimi më i mirë i sezonit i jepet si sulmues edhe Lautaro Martinez, i cili me 17 gola të shënuar në 29 ndeshje është gjithashtu golashënuesi aktual më i mirë në ligë, katër gola përpara ndjekësve Douvikas dhe Malen. Si mesfushori më i mirë i sezonit, çmimin e ka merituar Niko Paz, autor i 12 golave dhe 7 asistimeve, vendimtar në Komon e Fabregas nga Evropa dhe zgjedhja e parë për mesfushën e ardhshme të Real Madridit.

LEXO EDHE: Juventusit i duhet mrekulli për zonën Champions! Ja kombinimet!

Në mbrojtje fiton Marko Palestra i Kaljiarit, një mbrojtës i djathtë që pëlqehet nga të gjithë emrat e mëdhenj, ndërsa në portë Mile Svilar fiton çmimin për të dytën herë radhazi, pavarësisht konkurrencës së madhe nga Majk Menjan dhe Zhan Butez. Së fundi, çmimi ylli në rritje, kushtuar lojtarëve nën-23 vjeç të kampionatit. Vitin e kaluar u fitua nga Niko Paz, ndërsa këtë vit është i stërmerituar nga Kenan Jilldiz.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter