Princ William ka ngritur dyshimet se mund të jetë mes të ftuarve në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, pas një deklarate me humor gjatë një interviste të fundit në radio në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë paraqitjes në emisionin “Heart Breakfast”, Princi i Uellsit u pyet nëse kishte marrë një ftesë për ceremoninë e ardhshme të çiftit, të cilët janë fejuar prej muajsh, por kanë mbajtur private detajet e martesës së tyre.
Pa koment. Shpresoj dhe mendoj se mund të ketë një ftesë diku, por do ta shohim
-u përgjigj William me humor.

Në intervistë, ai foli edhe për lidhjen e veçantë që fëmijët e tij kanë me muzikën e Taylor Swift, duke treguar se veçanërisht Princesha Charlotte është një fanse e madhe e këngëtares.
William kujtoi gjithashtu koncertin e famshëm “Eras Tour” në vitin 2024, ku mori pjesë bashkë me Princ George dhe Charlotte, duke e përshkruar atmosferën si “të jashtëzakonshme”.
Atmosfera ishte e pabesueshme, mund të ndjeje dyshemenë që dridhej nga energjia e publikut
-tha ai.

Princi zbuloi se pas koncertit kishte takuar edhe Taylor Swift dhe Travis Kelce, me të cilët realizoi edhe foto që më pas u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndërkohë, edhe pse çifti ka konfirmuar fejesën, ata vazhdojnë të mbajnë larg syrit të publikut planet për ceremoninë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se dasma pritet të jetë private dhe me një rreth të ngushtë miqsh e familjarësh.



