Rami Malek ka zbuluar se fillimisht hezitoi të pranonte rolin kryesor në filmin “The Man I Love”, nga frika se ngjashmëritë me interpretimin e tij si Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody” mund të krijonin probleme.
Aktori, i cili fitoi çmimin Oscar për rolin e legjendarit të grupit “Queen”, në projektin e ri interpreton Jimmy George, një artist nga New Yorku që përballet me diagnozën e AIDS-it ndërsa kërkon rolin e fundit të madh në karrierë.
Filmi i regjisorit Ira Sachs pati premierën në Festivali i Filmit në Kanë, ku u prit me duartrokitje të gjata nga publiku. Gjatë momentit emocionues, Malek nuk i mbajti dot lotët dhe u pa duke qarë para të pranishmëve.
Në film luajnë edhe Tom Sturridge, Rebecca Hall, Ebon Moss-Bachrach dhe Luther Ford.
Duke folur në konferencën për shtyp në Palais des Festivals, Malek tregoi se reagimi i tij i parë pas leximit të skenarit ishte refuzimi.
Fillimisht, kur lexova skenarin, thashë: ‘Oh, nuk mund ta bëj këtë, ka shumë ngjashmëri me Freddie-n, mund të jetë problematike’
-deklaroi aktori.
Ai pranoi se roli i ri i shkaktoi pasiguri dhe frikë, ndërsa nisi të pyeste veten nëse shqetësimi lidhej me ngjashmëritë me Freddie Mercury apo me emocionet që sillte historia e asaj periudhe.
Ekziston një lloj ndjenje frike. Fillova të mendoja vërtet për atë që kisha frikë, a ishin ngjashmëritë apo këndimi? A ishte kjo, padyshim, ajo që po ndodhte gjatë asaj periudhe? E dija që duhej të përballesha me frikën
Më tej, aktori tregoi se eksperienca me “Bohemian Rhapsody” e ndihmoi të mësonte si të përballej me sfidat emocionale të roleve të vështira.
Megjithatë, nëse kam mësuar diçka nga Ira, është se ai krijon filma unikë që nuk janë të disponueshëm askund tjetër dhe e dija se isha në duar të jashtëzakonshme
-u shpreh Malek.
Ai shtoi se gjatë xhirimeve kishte besim të plotë te regjisori dhe shpesh kërkonte mbështetjen e tij edhe në momentet më të vështira.
Nëse ai më zgjidhte mua, mund të mbështetesha tek ai. Jo vetëm ta mbështesja gjatë gjithë filmit, por ta ngreja lart, ta shtyja veten dhe ta detyroja veten të vrapoja drejt atij ‘zjarri’
-deklaroi aktori.
Në fund, Malek tha se pavarësisht disa ngjashmërive mes Jimmy George dhe Freddie Mercury, dy personazhet i përkasin botëve krejtësisht të ndryshme.



