Google përmirëson modelin AI Gemini 2.5 Pro në kodim

featured
Press Online
17 Qershor 2025, 09:12

Javën e kaluar Google tha se ka përditësuar modelin Gemini 2.5 Pro i cili është përmirësuar në detyra programimi. Kompania e quan “updated preview” dhe përmirëson më tutje Gemini 2.5 Pro që Google e lançoi jo më larg se një muaj më parë.

Google thotë se modeli do të jenë i disponueshëm për të gjithë brenda 2 javëve të ardhshme dhe është prej sot i qasshëm në platformat e saj AI të zhvilluesve si AI Studio dhe Vertex AI.

Në postimin në blog kompania tha se modeli shkëlqen tashmë në detyra të vështira kodimi. Google gjithashtu tha se ka adresuar feedback-un e marrë nga përdoruesit për lançimin e kaluar 2.5 Pro duke përmirësuar stilin dhe strukturën.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter