Perrie Edwards konfirmon më në fund dasmën me Alex Oxlade-Chamberlain?

featured
Press Online
30 Maj 2026, 03:28

Perrie Edwards ka zbuluar se më në fund do t’i japë fund beqarisë me partnerin e saj prej vitesh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, katër vite pasi u fejuan.

Ylli i “Little Mix” konfirmoi lajmin gjatë një interviste për revistën “1883”, ku tregoi se ceremonia e martesës do të mbahet këtë vit dhe se përgatitjet tashmë kanë nisur.

Ka shumë gjëra që po ndodhin në jetën time personale dhe profesionale… dasma ime! E provova fustanin ditën tjetër dhe jam shumë e lumtur me të

-u shpreh këngëtarja, sipas DailyMail.

Perrie dhe Alex u fejuan në vitin 2022, pas pesë vitesh lidhje, dhe sot janë prindër të dy fëmijëve, Axel dhe Alanis.

Artistja tregoi se pas një periudhe të fokusuar tek familja dhe projektet profesionale, tani ndihet më e qetë dhe e lumtur me balancën që ka krijuar në jetën e saj.

Lajmi për martesën vjen në një moment të rëndësishëm për Perrie-n, e cila po vazhdon karrierën solo muzikore pas pauzës së grupit “Little Mix”.

Ndërkohë, së fundmi ajo mori vëmendje edhe për mbylljen e markës së saj të veshjeve “Disora”, duke u fokusuar më shumë tek muzika dhe projektet personale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter