Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Lorik Maxhuni, ka deklaruar se PDK përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se lista e kandidatëve të këtij subjekti dallon dukshëm nga ajo e kundërshtarëve politikë.
Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Maxhuni, i cili vjen nga Vushtrria dhe është asamblisti më i votuar në këtë komunë nga të gjitha partitë politike, tha se ekziston një dallim i madh mes listës së PDK-së dhe asaj të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është sikur dita me natën”, deklaroi ai, duke komentuar përbërjen e listave zgjedhore.
Sipas Maxhuni, kandidatët e rinj në listën e PDK-së janë figura me integritet dhe pa ngarkesa, ndërsa theksoi se subjekti i tij ka ofruar një ekip të përgatitur për të qeverisur vendin.
Ai shtoi se në listën e PDK-së përfshihen themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe të rinj e të reja që, sipas tij, kanë vullnet dhe kapacitet për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.
Maxhuni theksoi se pikërisht kombinimi i përvojës, profesionalizmit dhe energjisë së brezit të ri e bën listën e PDK-së një alternativë serioze për qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit.
https://www.youtube.com/watch?v=pHqWDAXSCp8




