PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës

featured
Press Online
30 Maj 2026, 21:39

Paris Saint-Germain e ka mbrojtur titullin e Ligën së Kampionëve pas penalltive, meqenëse si koha e rregullt ashtu edhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë ishte tepër e zjarrtë që nga fillimi, me PSG-në që krijoi më shumë raste por që Arsenali kuptohet ishte në nivel të lartë në aspektin defansiv.

“Topçinjtë” e nisën shumë më mirë për të kaluar në epërsi përmes Kai Havertz, i cili realizoi pas vetëm gjashtë minutave lojë.

PSG-ja që atëherë mori krejtësisht lojën në dorë për të krijuar rast pas rasti, por deri vonë nuk e theu mbrojtjen londineze.

Ishte Khvicha Kvaratskhelia që u faullua brenda zonës, kësisoj PSG-ja fitoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte fituesi i Topit të Artë Ousmane Dembele.

PSG-ja ishte prapë më e mirë edhe në pjesën e mbetur, duke pasur raste përmes Kvaratskhelia, Barcola dhe Vitinha, por që fati ishte në anën e Arsenalit.

Duke mos pasur fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime, por edhe kësaj radhe – asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i finalizojnë rastet.

PSG-ja krijoi më shumë aksione mirëpo që Arsenali ishte shumë i forët në mbrojtje dhe faktikisht ishte afër t’i shokonte në minutat e fundit, por që portieri bëri disa super pritje për “Parisienët”.

Pas dy vazhdimeve nga 15 minuta, u nevojiten penalltitë për ta mësuar fituesin e Ligës së Kampionëve. Kësisoj, penalltitë u nevojitën, ku më të saktë u treguan “Parisienët”. Fytyra tragjike për Arsenalin ishin Eze dhe Gabriel, që goditën jashtë portës, derisa te PSG-ja shënoi përmes të gjithëve përpos Nuno Mendes.

PSG tani bëhet ekipi i dytë në histori që e mbron titullin e Evropës, pas Real Madridit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter