Shitja e “Monopolit”: Prona u ble për 7 mije euro u rishit për 5 milionë euro

featured
Press Online
02 Qershor 2025, 21:46

Këshilltarët e Komunës së Tetovës që vijnë nga BDI-ja kanë reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit që po zhvillohen në hapësirat e “Monopolit” në hyrje të Tetovës

“Aty ku në vitin 1944 u grumbulluan mbi 10 mijë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u masakruan, sot gërmohet pas asnjë kontroll ligjor, pa u përkujdesur fare për historinë e qytetit tonë”, deklaroi Liridon Disha nga BDI-ja.

Ai theksoi se krimi dhe korrupsioni s’kanë të ndalur, duke vlerësuar se për interesa personale e shitën historinë më të dhimbshme të Tetovës.

“Monopoli i vjetër i Tetovës, një vend i njohur për historinë e tij për shqiptarët është shndërruar në kantier ndërtimi për ndërtesa banimi, kjo përmes pazari të dyshimtë dhe korruptiv ku prona u ble për vetëm 7 mijë euro u rishit për 5 milionë euro”, deklaroi Disha.

Ata kërkojnë urgjentisht ndërprerje të punimeve pa praninë e autoriteteteve shtetërore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter