Pas takimit pa një epilog konkret, lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe Kryeministri Hristijan Mickoski do të ulen përsëri në një tryezë të përbashkët javën e ardhshme dhe do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për funksionimin e mëtejshëm të koalicionit qeverisës.
Burime të larta qeveritare për PressOnline.al konfirmojnë se pret një takim të ri, duke theksuar se të gjitha opsionet janë në lojë, përfshirë edhe largimin e ASH-së nga Qeveria.(PressOnline.al)



