Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar për një kohë të gjatë!

featured
Press Online
25 Maj 2026, 20:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar kritika të reja ndaj Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar bisedimeve me Uashingtonin për prodhimin vendas të raketave antibalistike.

Sipas Zelenskyt, negociatat me SHBA-në nuk kanë shënuar progres prej një kohe të gjatë.

“Po përpiqemi ta përshpejtojmë këtë projekt në Europë, pra prodhimin e sistemeve tona antibalistike në kontinent dhe në sasi të mjaftueshme”, deklaroi ai.

Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se Ukraina vijon komunikimet me Shtetet e Bashkuara për mënyrat se si Uashingtoni mund ta ndihmojë Kievin, duke theksuar se për udhëheqjen amerikane “kjo është jetike”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter