Osmani: Masakra në Rogovë, plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare

featured
Press Online
29 Janar 2025, 23:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, ku forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.

“Në këtë masakër, më 27, 28 dhe 29 janar 1999, u vranë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm, ndërsa 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta, si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri”, ka theksuar Osmani.

Në këtë përvjetor, Osmani ka potencuar rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje tragjike, si një dëshmi të luftës për liri dhe drejtësi, që e çoi popullin e Kosovës drejt çlirimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter