Brahimaj takime në 7 fshatra të Gjakovës: Ripërtëritëm zotimin për fitore

featured
Press Online
29 Janar 2025, 22:30

Lahi Brahimaj, kandidat i AAK-së për deputet ka zhvilluar takime me qytetarë të fshatrave Bec, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim të Gjakovës.

Brahimaj ka theksuar se atje ndjeu fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale.

“Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht”, shkroi ai në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter