Morina nga Bardhoshi: Energjia dhe besimi i qytetarëve po na shtyn drejt fitores

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 16:53

Kandidati për deputet nga koalicioni LVV–PSHDK, Zef Morina, ka bërë të ditur se gjatë takimeve me qytetarët në Bardhosh të Prishtinës ka marrë mbështetje të madhe për koalicionin që përfaqëson.

Morina vlerëson se energjia, besimi dhe përkushtimi i qytetarëve janë shtysë për të vazhduar angazhimin politik.

“Sot, mes qytetarëve të Bardhoshit në Prishtinë, gjetëm një mbështetje të jashtëzakonshme për Koalicionin e Fitores LVV–PSHDK. Energjia, besimi dhe përkushtimi juaj janë forca që na shtyn përpara”, ka shkruar ai.

Morina, mes tjerash, theksoi se koalicioni është i përkushtuar për punë konkrete në shërbim të qytetarëve, duke përmendur investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive më të mira për familjet në të gjithë vendin.

Kandidati për deputet shtoi se fitorja u takon qytetarëve dhe se së bashku mund të ndërtohet një Kosovë më e zhvilluar dhe me më shumë perspektivë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter