Kandidati për presidencën e Realit të Madridit, Enrique Riquelme konfirmoi se transferimi i Erling Haaland në Spanjë është i realizueshëm duke e përkufizuar si një objektiv strategjik të planifikuar prej vitesh dhe siguroi se ka depozituar tutela ligjore si garanci për premtimet elektorale.
‘Në rastin tim, që nga viti 2021 kur theksova për një kandidaturë të mundshme e bëra nga entuziazmi, jo i shtyrë nga nevoja si tani-tha Riquelme-në atë kohë një legjendë e Realit të Madridit më ndihmoi. Folëm me Mino Raiolan. Haaland ishte te Borussia Dortmund dhe diskutuam me entuziazëm. Kjo blerje është në kantier që nga ai moment. Për këtë arsye jam i qete dhe e di që gjithçka po shkon për më mirë’.
Edhe pse tha se preferon të mos japë shumë detaje për kontratat private, rivali i Florentino Perez pranoi se është çështja Haaland që është ndryshe, duke qenë se edhe ai ka një kontratë me anglezët, por i hodhi ujë zjarrt të polemikave duke thënë se është shumë i qetë në lishje me këtë pasi duhet tutëluar futbollisti
Për të treguar seriozitetin e projektit të tij, kandidati në fund zbuloi një penalizim financiar për të nëse dështon tratativa. ‘Kam deklaruar pa asnjë keqkuptim se nëse do të jem president, këta dy futbollistë do të vijnë te Reali i Madridit dhe në rast të kundërt dhashë 2 garanci; që klubi do të mbetet 100% pronësi e anërarëve dhe se nëse ndonjë nga këto premtimet nuk do të mbahet do të paguaj unë vetë kuotat e anëtarësimit të 100 mijë anëtarëve-ishin fjalët e Enrique Riquelme.






