Në kuadër të fushatës informuese për zgjedhjet e së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar qytetarët se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe konsiderohet vepër penale.
KQZ-ja, përmes një njoftimi në Facebook, ka theksuar se vota është e drejtë personale dhe duhet të ushtrohet në mënyrë të fshehtë, njofton Dukagjini.
“Votimi familjar është i ndaluar. Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, shkruan KQZ.
Kujtojmë se të dielën, më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas të dhënave zyrtare, të drejtë vote kanë 2,092,174 qytetarë.






