Abdixhiku nga Prizreni: E djathta u bë bashkë për të bërë ndryshimin

featured
Press Online
29 Janar 2025, 20:42

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të mërkurë ka mbajtur tubimin zgjedhor në Prizren.

Atje, kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka theksuar unitetin e së djathtës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Historia duhet të flas edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!”, ka deklaruar Abdixhiku në fjalimin e tij.

Abdixhiku qytetin e Prizrenit e quajti “simbol të fitores së LDK-së”.

Kreu i LDK-së qartazi tregoi qëllimin e këtij subjekti në këto zgjedhje.

“E djathta u bë bashkë në Prizren! Dhe nga Prizreni i dha LDK-së ndenjën e fitores! Fitore pra, dhe asgjë më pak!” ka theksuar Abdixhiku.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter