Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, lidhur me çështjen e korrupsionit.
Në Debat Plus, Tahiri tha se kjo qeveri, siç u shpreh ai, ka “rekordin më të madh me tendera njëburimorë” dhe e cilësoi të papranueshme që të flitet për luftën kundër korrupsionit nga kjo qeverisje.
“Foli për korrupsion, kjo është qeveria historike me rekordin më të madh me tendera një burimor. Kjo nuk ka drejtësi në këtë qeveri, ju jeni qeveria që e keni nda bash qysh keni dashtë. Qeveria që ka bërë transaksione më të mëdha tregtarëve në energji që janë ministra në n hetime. Dhe me fol për korrupsion si qeveri kjo është e papranueshme”, ka theksuar Tahiri.
Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca e ka pyetur Tahirin se pse raportet ndërkombëtare nuk po e thonë këtë.
Tahiri iu përgjigj duke thënë se raportet e progresit flasin për kapje të institucioneve të pavarura, ndërhyrje në gjyqësor dhe përdorim të tenderëve njëburimorë.
https://www.youtube.com/watch?v=3hyHFW70dD8






