Gjysmëhëna e Kuqe akuzon Izraelin për shkatërrimin e ambulancave gjatë bastisjes

featured

Një organizatë ndihmash ka akuzuar ushtarët izraelitë se kanë bastisur një qendër ambulancash në veri të Gazës dhe kanë shkatërruar ambulancat.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se trupat izraelite i detyruan ekipet e saj të evakuonin objektin e Jabalia. Rreth 12 ambulanca u larguan nga qyteti jugor i Khan Younis këtë mëngjes për të evakuuar ekipet e tij nga veriu, tha PRCS.

Në të njëjtin përditësim, PRCS tha se evakuoi 21 persona të plagosur nga spitali al Ahli dhe 13 nga spitali al Shifa. “Ata do të transportohen në spitalet në pjesën jugore të Gazës’, theksuan ata.


Top Channel

Gjysmëhëna e Kuqe akuzon Izraelin për shkatërrimin e ambulancave gjatë bastisjes
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.