Arben Gashi pas takimeve me diasporën: Mërgimtarët jetojnë me shpirt të ndarë mes Kosovës dhe jetës jashtë saj

featured
Press Online
26 Maj 2026, 01:27

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka ndarë një mesazh emocional pas takimeve që zhvilloi me mërgimtarët shqiptarë në Vienë dhe Curih.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se ishte hera e parë që merrte pjesë në takime të tilla me diasporën, duke i cilësuar ato si përvoja emocionale dhe komplekse.

Ai ka reflektuar mbi jetën e mërgimtarëve, të cilët sipas tij kanë kaluar dekada duke ndërtuar jetën larg Kosovës, por duke mbetur të lidhur ngushtë me vendlindjen.

“Kjo pjesë e shoqërisë sonë ka kaluar dekada duke u munduar ta ndërtojë jetën larg Kosovës, por njëkohësisht duke mbetur e lidhur përjetësisht me të”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, mërgimtarët jetojnë “me trup në mërgim, me mendje te kujtimet e Kosovës, e me shpirt të ndarë mes pararendësve që lanë pas dhe pasardhësve që po rriten jashtë saj”.

Në fund të reagimit të tij, kandidati i LDK-së e ka cilësuar mërgimin si pjesë të fatit dhe dhimbjes kolektive të shqiptarëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter