Fadil Demaku, kandidat i Partia Demokratike e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, në një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se PDK do të ketë rritje dhe se votat do t’i marrin nga qytetarët e vendit me besim.
“Ka mjaftueshëm arsye dhe arsye të fuqishme që qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike. Ne pamë 6 vite qeverisje të keqe, qeverisje të dëmshme, qeverisje jo të zhvillimit por qeverisje të stagnimit”, ka thënë ai.
Demaku tutje ka thënë se PDK me programin që ka dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.




