Festat e fundvitit, mërgimtarë të shumtë kanë mbërritë në Strugë

featured

Festat e fundvitit kanë sjellur përsëri mërgimtarët në vendlindjen e tyre. Mijëra mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës këtë fundjavë arritën në Strugë për të pritur ndërrimin e viteve me familjarët e tyre.

Edhe pse jemi në fundjavë, qyteti i Strugës është i mbushur plotë për shkak se tashmë kanë arritur të gjithë mërgimtarët tanë dhe sigurisht i kanë dhënë një gjallëri qytetit. Ishin të paktë ata të cilët pranuan të flisnin para kamerës sonë, por pas kamerës thanë se ndjejne shumë mall për vendlindjen e tyre dhe se janë të lumtur që kanë mundësi të vijnë. Edhe qytetarët e Strugës ndjehen të lumtur që mërgimtarët vijnë sepse ata kontribojnë jo vetëm që e gjallërojnë qytetin por edhe kontribojnë në ekonominë e vendit.

“Kemi ardhur për këta festat. Shumë na mer malli, megjithëse unë jam penzioner dhe vij pak më shpesh, dhe ata emocionet i nxjerr krejt, tashi fëmijët kanë ardh prej Zvicre dhe do ti kalojmë pushimet. Shumë e bukur, bile tepër janë dekorimet, mos më keqkuptoni, është pak tepër sepse nga tre javë jam këtu, mungojnë disa gjëra elementare që pa kto dekorime mund të kalojmë”.

“Normalisht ka përmirësim, festat veç kanë kuptim kur njerëzit janë në shpijat e veta, në veçanti mërgimtarët, ju dëshirojmë që të knaqen këto dy tre javë sa janë këtu. Kjo vërehet, kto dy tre javë dhe më shumë sigurisht që vërehet gjallëria dhe është një infuzion për ekonominë, harxhimet që bëjnë ata dhe ndihmën që japin për këtu”.

“Kur janë këtu mërgimtarët është më mirë, normal,kur nuk janë këtu katastrofë është edhe për popullin edhe për punë, për çdo gjë, kur janë këtu është shumë mirë”.

“Struga gjithmonë është e bukur, si verës si dimrit është e bukur, por duhet të rrish në Strugë, se tash rinia po ik. Gjithë kohës, çdoher të merr malli për vendlindjen, ska njerëz që thuajnë s’dua të shkoj në vendlindje. Kur vijnë gurbetçinjtë vijnë gjysma e zemrës. Unë edhe atje ku shkoj ligjëroj, jam si hoxh atje, ju them që tvijnë gjith kohës që ta ruajnë identitetin fetar dhe kombëtarë, sikur edhe vetëm varrezat të vijnë ti vizitojnë, duhet të vijnë.“ – u shprehën disa mërgimtarë strugan për TVM2.

Festat e fundvitit dhe ardhja e mërgimtarëve ndikojnë edhe për bizneset lokale, të cilët thonë se në këtë periudhë puna ec më mirë.

“Është gjallëruar qyteti, ata i japin një pamje tjetër qytetit, sigurisht kontribuojnë dhe ekonomikisht në vendin tonë, ka një dallim në krahasim me muajt tjerë, qyteti edhe në fundjavë është plot e sigurisht kjo ndikon edhe tek bizneset tona çka i kemi këtu.” – deklaroi Verdi Zhaku, pronar i një biznesi lokal.

Pas periudhës së pandemisë ku për 3 sezone turistike rradhazi mërgimtarët e kishin të vështirë për të vizituar vendlindjen, numri i mërgimtarëve që vizitojnë Strugën është gjithnjë e më i lartë, si në verë ashtu edhe në dimër.(TVM2)

Festat e fundvitit, mërgimtarë të shumtë kanë mbërritë në Strugë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.