Pas ndarjes dhe thashethemeve, Mateo konfirmon rikthimin me Brikenën?

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 02:47

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, Mateo dhe Brikena duket se i kanë dhënë fund çdo dyshimi rreth marrëdhënies së tyre.

Ish-çifti ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi historisë së dashurisë, ndërsa konfirmimi ka ardhur vetë nga Mateo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dyshimet për një ribashkim nisën të qarkullonin pasi të dy u panë së bashku në një lokal në Tiranë. Pamjet e tyre u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe komente nga ndjekësit, të cilët nisën të aludonin për një rikthim të mundshëm.

Vëmendjen e publikut e tërhoqi edhe paraqitja e tyre në emisionin “Top Arena”, ku Mateo dhe Brikena ndanë një moment romantik në skenë.

Dyshja kërceu nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi, një skenë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretua si një sinjal i qartë i afrimit të tyre.

Megjithatë, ishte postimi i fundit i Mateos ai që vulosi gjithçka. Ai publikoi një fotografi të afërt me Brikenën, të cilën e shoqëroi me një emoji zemre të kuqe, duke konfirmuar në mënyrë indirekte se ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Ribashkimi i tyre ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët prej javësh kishin dyshuar se mes tyre kishte ende ndjenja të forta. Tashmë, duket se Mateo dhe Brikena kanë vendosur të nisin një kapitull të ri së bashku.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter