Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Press Online23 Qershor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Avokatët e Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me synim thellimin e koordinimit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, adresimin e problemeve civile me karakter ndërkufitar dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët në interes të qytetarëve të tri vendeve.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tha se memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucioneve homologe.

“Memorandumi i bashkëpunimit është vetëm një hap i konsolidimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi pasur. Është një shembull i mirë që vendet që jetojnë në një rajon, mund të bashkëpunojnë mes vete në interes të qytetarëve. Mbrojtja e të drejtave të njeriut shpeshherë sfidohet me situata krizash. Konfliktet e vazhdueshme, krizë të ndryshme shëndetësore, ekonomike, financiare e energjetike, e kanë zhvendosur vëmendjen e shteteve nga prioriteti që kanë. Është detyrë e përgjegjësi jona si avokat të popullit, që vendeve tona, t’i tërhiqet vëmendja, t’u tregohet që vendoset në qendër interesi i tyre”, tha Qelaj.

Ai tha se fokusi kryesor i memorandumit do të jetë shkëmbimi i përvojave, trajtimi i çështjeve ndërkufitare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

“Shkëmbimi i përvojave është njëra nga çështjet e para. Tregon ku është rajoni, jo vetëm vendi dhe mundëson të jemi me efikas në adresimin e çështjeve që janë prioritet. Bashkëpunimi në ofrimin e shërbimeve të tjera, kur në institucionet të vendeve respektive, ofrojmë shërbime për njëri-tjetrin, në situatë kur qytetarët tanë ndodhen në një situatë në shtetet përkatëse. Jemi fokusuar tek çështjet ndërkufitare, problemi me dokumente dhe me të drejtat civile. Parasheh edhe krimin e mekanizmave të përbashkët. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë në fokusin tonë dhe çështje të tjera”, tha ai.

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, tha se bashkëpunimi synon që të drejtat e garantuara me ligj të zbatohen në praktikë dhe qytetarët të mos përballen me pengesa kur lëvizin ndërmjet vendeve.

“Qeveritë tona po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, por qytetarët nuk i gëzojnë të drejtat në letër, por praktikë dhe kjo është detyra jonë që të kthehen në praktikë. Distanca mes të drejtave në letër dhe të gëzuara, në përballje me institucionin, kjo distancë të jetë sa më e vogël. Në fund të ditës ka një përfitues direkt dhe është qytetari shqiptar i vendeve tona, që në fakt nuk duhet ta ndiejnë kur kalojnë kufirin. Pavarësisht se ku përballet qytetari, qoftë qytetari i Kosovës apo i Shqipërisë, ne do bashkëpunojmë me njëri-tjetrin që mos ta ndiejnë këtë kufirin ligjor, por të ndiej që të drejtat e tyre garantohen në kohë reale”, tha Shabani.

Ndërkaq, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, vlerësoi se memorandumi krijon bazën për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me shtete të tjera të rajonit.

“Është një vazhdimësi i marrëveshjeve paraprake të nënshkruara nga institucione tona. Me këto marrëveshje synojmë që më tepër të thellojmë dhe avancojmë. Ky memorandum bashkëpunimi, është në baza, në të cilin mund të përfshihen edhe shtetet e tjera të Ballkanit, Të krijohet një rrjet edhe më i gjerë i institucioneve, të cilat si detyrë kryesore e kanë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që nuk njohin kufi dhe nuk duhet të njohin kufi”, tha Selami.

Previous ArticleBE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit
Next Article Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.