Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Një vit pas mastektomisë, postimi i Jessie J: “Më ndryshoi përgjithmonë…”

Press Online23 Qershor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Jessie J ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës në përvjetorin e parë të mastektomisë së saj, operacion të cilit iu nënshtrua pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2025. Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në Instagram një video nga periudha e rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale, duke reflektuar mbi sfidën e saj me sëmundjen dhe duke përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Jessie J kishte bërë të ditur vitin e kaluar se kanceri i gjirit ishte zbuluar në një fazë të hershme, çka i mundësoi nisjen e menjëhershme të trajtimit. Si pjesë e këtij procesi, ajo iu nënshtrua një mastektomie në anën e djathtë. Vetëm një muaj pasi njoftoi publikisht se tashmë është “pa kancer”, artistja vendosi të ndajë me fansat e saj një kujtim nga një prej periudhave më të vështira të jetës.

“Kontrolloni gjinjtë dhe sqetullat, njerëz. Mund t’ju shpëtojë jetën”, shkroi ajo në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale. Me humorin që e karakterizon, këngëtarja shtoi se edhe pse po kalonte një moment të vështirë, nuk e tregonte në pamje të parë. “Kam bërë një mastektomi në anën e djathtë dhe është e çmendur se sa shumë nuk dukesha sikur isha në një situatë kaq të keqe. Koha për të shkëlqyer. 12 qershori 2025 më ndryshoi përgjithmonë”, shkroi ajo. Artistja shprehu gjithashtu mirënjohje të veçantë për mjekun që e ndoqi gjatë trajtimit.

“Faleminderit Dr. Gui. Je një hero për mua përgjithmonë”, përfundoi Jessie J në mesazhin e saj. Rrëfimi i këngëtares është pritur me mijëra reagime mbështetëse nga fansat dhe kolegët e saj, ndërsa mesazhi i saj për diagnostikimin e hershëm dhe kontrollet periodike është vlerësuar si një thirrje e rëndësishme për ndërgjegjësim në luftën kundër kancerit të gjirit.

Previous ArticleTrump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite
Next Article Ndërron jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

Lajme të ngjashme

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.