Uebsajtet me përmbajtje për të rritur duhet të verifikojnë moshën e vizitorëve thotë Bashkimi Europian

featured
Press Online
21 Dhjetor 2023, 16:28

Bashkimi Europian kërkoi nga sajtet më të mëdha të përmbajtjeve për të rritur të përdorin teknologji për verifikimin e moshës.

Pornhub, Xvideos dhe Stripchat do të përballen me rregulla të reja në vendet e BE-së, sajte të cilat kanë rreth 45 milionë vizitorë në muaj në BE.

Rregullat e reja do të thotë se kompanitë që kanë numër të lartë përdoruesish duhet të marrin masa për të mbrojtur fëmijët. Kjo do të thotë lançimi i një teknologjike për kontrollin e moshës.

Tre uebsajtet në fjalë janë përcaktuar si Platforma Online Të Mëdha (VLOP) nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) i Bashkimit Europian.

Duke i dizajnuar të tilla, uebsajtet duhet të përmbushin disa kritere për moderimin e përmbajtjeve. Vendimi  u prit mirë nga Komisionerja Dixhitale e BE Margaret Vestager.

Uebsajtet kanë afat katër muaj për tu siguruar se përmbushin të gjitha normat dhe kriteret e përcaktuara nga DSA ose rrezikon të gjobiten me 6 përqind të të ardhurave të tyre globale vjetore.

Ky është raundi i dytë i përcaktimit të kompanive si VLOP. Në Prill 19 gjigantë teknologjie përfshirë Facebook, Google, X dhe YouTube u dizajnuar si VLOP, ndërsa rregullat e DSA-së për to hynë në fuqi në muajin Gusht. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter