Benny Blanco ka vendosur të flasë hapur për kritikat dhe talljet që merr në internet, sidomos pas lidhjes së tij me Selena Gomez.
Në podkastin e tij “Friends Keep Secrets”, producenti ndau përvojën personale gjatë një bisede me Barry Keoghan, ku të dy diskutuan për komentet negative që kanë marrë për pamjen e tyre, ndërsa kanë qenë në lidhje me figura shumë të njohura.
Blanco tregoi se shpesh etiketohet si “i shëmtuar” në rrjetet sociale dhe përmendi një postim viral ku ishte përfshirë në një listë tallëse me burra të famshëm.
Megjithatë, ai u shpreh se këto komente nuk e prekin aspak.
Unë nuk jam tipi që reagon. Nëse i shoh, është sepse miqtë m’i dërgojnë. Ata e dinë që kam lëkurë të trashë
-tha ai.
Producenti zbuloi edhe një detaj interesant për partneren e tij Selena Gomez, duke treguar se ajo shpesh reagon më emocionalisht ndaj komenteve negative që lexon për të.
Sipas tij, këngëtarja habitet nga mënyra se si ai arrin t’i injorojë sulmet online dhe ndonjëherë ndjen dëshirën t’u përgjigjet vetë kritikëve.
Blanco tha se kjo qetësi vjen nga eksperienca e gjatë në industrinë e muzikës, ku për vite me radhë ka punuar prapa skenave, shumë përpara se të bëhej figurë publike.
Kur fama e madhe erdhi në vitin 2020, mendova: nuk më pëlqen kjo
-përfundoi ai.
Me këtë rrëfim, Benny Blanco tregoi një tjetër anë të famës, ku komentet negative janë të pashmangshme, por mënyra si i përballon bën gjithë diferencën.



