Kris Jenner ka vendosur t’u japë fund njëherë e mirë zërave që kanë qarkulluar së fundmi për ndërhyrjet e saj estetike. Gjatë episodit të 29 prillit të podkastit “Khloe in Wonder Land”, të moderuar nga vajza e saj Khloe Kardashian, ajo mohoi me forcë pretendimet se është penduar për lifting-un e fytyrës apo se ka pakënaqësi ndaj kirurgut Steven Levine.
Është një gënjeshtër e pastër. E dua lifting-un tim të fytyrës. E adhuroj mjekun tim. Jam e fiksuar pas tij
-u shpreh Jenner, duke lavdëruar mjekun si një nga profesionistët më të talentuar që ka njohur ndonjëherë.
Ajo tregoi se vëmendja e vazhdueshme e publikut ndaj pamjes së saj ka sjellë shumë spekulime, madje deri në pikën që u detyrua të fliste personalisht me mjekun për të krijuar një mënyrë më diskrete identifikimi për pacientët që shkonin tek ai me rekomandimin e saj.
Megjithëse është mësuar prej vitesh me komentet dhe kritikat, Kris pranoi se këtë herë situata e ka prekur më shumë sepse në mes u përfshi edhe një person tjetër.
Unë i përballoj ato që thonë njerëzit. Kam lëkurë të trashë. Por kur kjo dëmton dikë tjetër, nuk mund ta toleroj
-deklaroi ajo.
Me këtë reagim të fortë, Kris Jenner jo vetëm mbrojti zgjedhjet e saj personale, por doli hapur edhe në mbështetje të kirurgut që i besoi pamjen e saj, duke e quajtur një “gjeni” në profesionin e tij.



