Kur teknologjia sfidon sportin, robotët humanoidë marrin pjesë në gjysmë-maratonë në Pekin!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 10:36

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Lajmi më i çuditshëm i javës — në Pekin u zhvillua një gjysmë-maratonë. Por jo për njerëz. Për robotë.
Po, kinezët ndërtuan robotë humanoidë dhe i futën në një garë prej 21 kilometrash. Fitues? Një robot i ndërtuar nga Honor — po, ata që bëjnë telefonat. Koha? 50 minuta e 26 sekonda.
Për ta kuptuar sa serioze është kjo — rekordi botëror njerëzor për gjysëm-maratonë është 57 minuta, mbajtur nga Jacob Kiplimo, një atlet profesionist nga Uganda. Pra ky robot, që vrapon mbi dy këmbë metalike, përfundoi gjashtë minuta e gjysmë më shpejt sesa njeriu më i shpejtë ne bote. Dhe Kiplimo stërvitet çdo ditë. Roboti thjesht u ngrit në mëngjes, i futën bateritë, dhe u nis.
Tani, para se të filloni të panikoseni se robotët po na pushtojnë botën, ka edhe lajme inkurajuese. Një robot ra në start. Po, Si fëmijët kur sapo mësojnë të ecin. Një tjetër u përplas direkt me një barrierë — me sa duket sistemi i tij i navigimit ende mendon se barrierat janë sygjerime.
Dhe ka edhe një hile të vogël —një nga robotët më të shpejtë faktikisht u kontrollua nga distanca me telekomandë. Pra dikush ulur në një tendë me një kontroller PlayStation në duar, drejtonte një robot që vrapon. Ndonjëherë teknologjia është thjesht një lojë e vjetër me një emër të ri.
Por roboti që fitoi zyrtarisht — 50:26 — vrapoi komplet vetëm. Pa telekomandë.. Vetëm me trurin e tij artificial dhe dy këmbët e tij të çelikta. Ndërsa unë, kur dal për një vrap të vogël në park, ndalem tre herë për të kontrolluar Kalendar-in, sebep qe te pushoj pra.
Pra, përgëzime për Honor. Telefonat tuaj janë të mirë. Por tani edhe robotët tuaj po na intimidojne.

https://www.youtube.com/watch?v=GZFIVS0O7qE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter