Lamborghini synon rekordin e Nürburgring me modelin e ri të Revuelto-s!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 04:35

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Lamborghini po teston një version të ri të Revuelto-s. Dhe është aq i çmendur, sa dhe Lamborghini vetë është frikësuar.
Për t’ju dhënë kontekst — Revuelto-ja normale, ajo që mund ta blini sot nëse keni 600 mijë euro keshtu si teper, ka 1,001 kuaj fuqi. Një mijë e një. Por jo, Lamborghini-t i është dukur pak. Pra ata po ndërtojnë një version edhe më të fuqishëm — me 1,200 deri 1,400 kuaj fuqi.
Dhe këtu vjen pjesa më e bukur. Spiunët e kapën këtë makinë duke bërë teste në Nürburgring, dhe vunë re diçka në trupin e saj — një stiker paralajmërues. Dëgjoni çfarë shkruan: “Attenzione: Macchina Veloce. S’besoj se ka nevoje per perkthim, se ne shqiptaret e thajme italishten.
Pra, miqtë e mi, kemi arritur në një pikë ku Lamborghini, kompania që ka prodhuar makina që fluturojnë rrugëve për 60 vjet, ndjen nevojën të vendosë një ngjitëse që paralajmëron se makina është e shpejtë.
Njesoj sikur McDonald’s të vendoste një paralajmërim mbi Big Mac-un: “Kujdes: Përmban Mish.” Faleminderit, e kuptova vete.
Lamborghini synon të rimarrë rekordin e Nürburgring për makinat road-legal, që aktualisht e mban Mercedes-AMG ONE me 6 minuta e 29 sekonda. Pra ndërsa juve ju duhen 6 minuta e 29 sekonda për të bërë kafen turke te mëngjesit, kjo makinë e bën një rreth të tërë në Gjermani.
Lamborghini do ta zbulojë makinën këtë vit në Goodwood ose Monterey. Dhe më besoni — kur ta shihni, do ta kuptoni pse i duhej ngjitësja.

https://www.youtube.com/watch?v=GZFIVS0O7qE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter