Tristan Thompson merr vendimin e madh për vëllain e tij, pasi Khloe Kardashian u kujdes për të!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 07:29

Tristan Thompson ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm ligjor për të ardhmen e vëllait të tij, Amari Thompson, pasi ai ka qenë nën kujdesin e ish-partneres së tij, Khloe Kardashian.

Sipas raportimeve, ylli 35-vjeçar i NBA-së ka kërkuar kujdestari për vëllain 19-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili prej kohësh është mbështetur nga familja Kardashian ndërsa Tristan ka qenë i angazhuar me karrierën sportive.

Në dokumentet ligjore thuhet se Amari nuk është në gjendje të kujdeset vetë për nevojat bazë si shëndeti fizik, ushqimi, veshmbathja apo strehimi, si dhe ka vështirësi në menaxhimin e financave dhe mbrojtjen nga mashtrimi apo ndikimi i padrejtë.

Raportohet se Amari Thompson vuan nga Lennox-Gastaut syndrome që nga fëmijëria, një gjendje që e vendos në rrezik të krizave epileptike në çdo moment.

Tristan Thompson ishte emëruar kujdestar ligjor i vëllait të tij pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Andrea Thompson, në vitin 2024.

Megjithatë, për shkak të udhëtimeve dhe angazhimeve profesionale, Khloe Kardashian u përfshi drejtpërdrejt në kujdesin ndaj Amarit, duke marrë vlerësime të shumta nga publiku.

Sa i përket babait të tyre, Trevor Thompson, mediat raportojnë se ai nuk ka pasur rol në jetën e Amarit prej vitesh.

Vendimi i Tristanit po shihet si një hap serioz dhe emocional për të garantuar stabilitetin dhe mirëqenien e vëllait të tij në të ardhmen.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter