Bashkëshortja e aktorit Matt Damon, Luciana Barroso, ka “rrëmbyer” gjithë vëmendjen në një event luksoz në San Francisco, duke lënë në hije edhe vetë fituesin e Oscar-it!
E veshur me një fustan të zi super të ngushtë dhe provokues, Barroso ndezi menjëherë rrjetet sociale, ku komentet shpërthyen pa filtra. Por ajo që po bën xhiron e internetit janë spekulimet tronditëse: a po përdor ajo ilaçin e famshëm për dobësim, Ozempic?

“Si mund të dukesh kështu në këtë moshë?” – ishte vetëm një nga komentet që ngriti dyshime të forta online.
Jo vetëm kaq! Disa përdorues vunë re një ngjashmëri të habitshme me stilin ikonik të Jennifer Lopez, duke aluduar për një “kopjim” të hapur të look-ut të saj seksi. Lidhja bëhet edhe më interesante përmes Ben Affleck, mik i ngushtë i Damon dhe ish-partner i Lopez!

Ndërkohë, vetë Affleck u shfaq i vetëm në event, duke shtuar edhe më shumë mister rreth mbrëmjes.
Megjithatë, ndryshe nga dramat e Hollywood-it, martesa e Damon dhe Barroso duket e pathyeshme prej gati 20 vitesh, por pas kësaj daljeje, fansat po bëjnë pyetjen e madhe: a është gjithçka natyrale, apo ka diçka më shumë pas pamjes së saj perfekte?



