Ray J, ish-partneri i Kim Kardashian, ka shkaktuar reagime të shumta pasi pretendoi se ka pasur marrëdhënie me më shumë se 12,500 gra.
Këngëtari 45-vjeçar bëri deklaratën gjatë një interviste në videokastin “Funky Friday”, ku sqaroi se bëhet fjalë për partnere të ndryshme dhe jo për numrin total të takimeve.
Sipas tij, fillimisht kishte vendosur si synim të kalonte shifrën 10,000 dhe pasi e arriti, e festoi me një festë të madhe.
Kam qenë me rreth 400 deri në 500 vajza… ishte si paradë e madhe
-u shpreh ai, ndërsa më pas shtoi se numri aktual është rreth 12,500.
Kur prezantuesi i kujtoi një deklaratë të mëparshme ku kishte përmendur 11,500 partnere, Ray J tha se shifra është rritur me kalimin e kohës.
Komentet e tij ndezën menjëherë debat në rrjetin social X, ku shumë përdorues reaguan me ironi dhe mosbesim.
“A mban ditar?”, “Si është e mundur kjo?” dhe “A konsiderohet kjo një arritje?” ishin disa nga komentet që u shpërndanë gjerësisht online.
Deklarata e artistit është bërë virale, ndërsa shumëkush vazhdon të vërë në dyshim vërtetësinë e pretendimit të tij.



