1. Lajme
  2. GLOBI
  3. 19 vjet pas fundosjes misterioze, Franca çmonton peshkarexhën e skandalit ushtarak (fotot)

19 vjet pas fundosjes misterioze, Franca çmonton peshkarexhën e skandalit ushtarak (fotot)

featured

Çmontimi i peshkarexhës Bugaled Breizh ka nisur në bazën detare të Brest perëndim të Francës, më shumë se 19 vjet fundosjes misterioze që i kushtoi jetën pesë peshkatarëve.

Anija 24-metra e gjatë u fundos brenda një minute në thellësinë 80 metra më 15 janar 2004, duke peshkuar pranë ujërave britanike, mes akuzave për aksident ose fundosje nga nëndetëset ushtarake që ndodheshin në zonë.

Të afërmit e viktimave thonë se Bugaled Breizh është fundosur nga nëndetëset që ishin kapur në rrjetat e saj masive.

Në kohën e ngjarjes një stërvitje detare ushtarake e Nato-s me nëndetëse evropiane e amerikane ishte duke u zhvilluar.

Gjykatat në Francë e Britani kanë mbyllur çështjen por të afërmit thonë se nëndetëset e ngecura në rrjetat e peshkarexhës e kanë tërhequr atë në fund të detit.

Në hetimet e vitit 2008 një gjykatës francez tha se incidenti mund të shpjegohet vetëm me përfshirjen e një nëndetëseje, por mjeti ushtarak përgjegëjs nuk mund të identifikohej.

Në zonë raportohej se ndodheshin tre nëndetëse, teksa më e afërta, ajo holandeze Dolfijn, ishte afruar me pas për të ndihmuar në operacionet e kërkimit.

Të tjerë dëshmitarë kanë thënë se zyrtarë britanikë kanë kërkuar të mos përmendet prezenca e nëndetëseve në afersi të vendit të ngjarjes.

Familjarët e viktimave thonë se grupi i peshkatarëve ishin me eksperiencë në det dhe nuk mund të lejonin incidente të lehta.

Ata përmendin rastin e ngjashëm të peshkarexhës Karen, që u fundos nga një nëndetëse britanike e kapur në rrjetën e saj në vitin 2015 në ujërat e Irlandës së Veriut.